Çfarë është SEO ?
SEO (search engine optimization) është proçesi gjetjes së website-it tuaj në krye të motorrëve të kërkimit.
Me këtë shërbim nuk do të jetë më nevoja për kërkime të shumta të kryera në internet për t’ju gjetur ju.
SEO është provuar të jetë një nga format me kosto më efektive në dispozicion të marketingut.
Optimizimi i fjalëve kyçe
Një pjesë shumë e rëndësishme të shërbimeve SEO që ne ofrojmë, është që të ndihmojë në identifikimin fjalëve kyçe më të mira të mundshme për të synuar fushatat tuaja të marketingut online. Zgjedhja inteligjente fjalës kyçe është thelbësore për arritjen e audiencës që ju intereson. Ne do të marrim listën ekzistuese për fjalët që ju përshtaten juve dhe do e zgjerojme listën për të përfshirë më shumë fjalë kyçe dhe fraza që janë të rëndësishme për biznesin tuaj.
Sekreti ynë nuk është tek gjetja fjalëve kyçe, por tek rritja e frekuencës së kërkimit në këto fjalë.
Rëndësia e dizajnit për një kërkim më të favorshëm
Shumë shpesh faqet e internetit duken bukur por nuk rezultojnë bindshëm në motorrët e kërkimit. Dihet që nësë kërkon një imazh në google, ai imazh rrjedh nga një website që nëse vazhdon të eksplorosh imazhin e gjetur do të përfundosh në websitin ku ndodhet imazhi. Pra kjo na nxjerr në konkluzionin se edhe elementet e dizajnit i japin shumë rëndësi SEO-s.
Ne fokusohemi në një faqe interneti që duket serioze për klientët tuaj dhe tërheqëse për motorrët e kërkimit.
Optimizim i linqeve (lidhjeve direkte)
Linku është rruga që ndjek vizitori për të gjetur adresën e një faqe interneti. Që të ketë një lidhje direkt me faqen që kërkohet nga vizitorë të ndryshëm, linku duhet të jetë shumë i saktë dhe i thjeshtë si për atë që e shkruan edhe për atë që e lexon. Një faktor shumë i rëndësishëm në mënyrën se si tregon edhe faqen tuaj deri në rezultatet e kërkimit është leximi i linqeve nga google.
Ne përdorim metoda të ndryshme për të thjeshtësuar leximin e linqeve për të përmirësuar renditjen tuaj në motorët e kërkimit.
Analizë & Raporte në motorrë e kërkimit
Ne analizojmë faqen tuaj të internetit në detaj dhe nxjerrim raporte të përcaktuara se cila fjalë kyçe ka dhënë rezultat pozitiv më të madh në motorrët e kërkimit; raporte mbi statistikat e vizitoreve (ky raport paraqet grafika të ndryshme me: nr. e vizitorëve, lokalizimin e tyre nëpërmjet hartave elektronike si edhe vizitat ditore-javore-mujore-vjetore).Ky lloj i të dhënave na ndihmon të kuptojmë se çfarë është mire dhe çfarë duhet të rregullohet që të bëjë me efektive gjetjen e faqes suaj të internetit në moterrët e kërkimit
Paguaj Për Klikim (PPC)
(PPC) janë reklamat të sponsorizuara nga vetë ju nëpërmjet google-it i cili i liston websitet e sponsorizuara në krye ose në anën e djathtë të motorrit të kerkimit. Sa herë që dikush klikon në linkun tuaj PPC, ju paguani motorrët e kërkimi për këtë.Për një fushatë SEO, PPC mund të jetë një mjet shumë efektiv për të rritur ekspozimin e markës tuaj në motorrët e kërkimit dhe rritjen e shitjeve. Ne ju mundësojme këtë shërbim me një kosto më të ulët në krahasim me atë qe ju ofrojnë ndërlidhës të tjerë të google-it.


