Ç’farë është SMS Marketing

Fillimisht mesazhet me celular janë përdorur vetëm për qëllime personale. Ndërsa sot dërgimi i mesazheve bëhet edhe për qëllime biznesi. SMS Marketing është një rrugë kryesore dhe e lirë komunikimi për bizneset që duan të arrijnë audiencen e tyre.

Proçeduara e dërgimit të mesazheve SMS është një metodë shumë e shpejte dhe efikase për komunikim. Komunikimi i tillë me mesazhe është një mënyrë shumë praktike për të vëne në dijeni, përditësuar dhe rekrutuar audiencen e gjërë. Ju shumë thjeshtë mund ti dërgoni sms klienteve tuaj duke jua bërë të ditur prezencën tuaj në treg.

Me këtë teknikë marketingu bizneset kontaktojnë direkt me njërëz të cilët i mendojne se do të duan të bëjnë biznes me ta. Kështu ju mund të kuptoni reputacionin e biznesit tuaj në treg dhe të zgjeroni klientelën tuaj.



Qëllimet e përdorimit të mesazheve SMS
  • Fushatë publicitare
  • Mesazhe promovuese produktesh dhe shërbimesh
  • Kupona SMS
  • Produkte speciale
  • Për t’ju kujtuar një ngjarje të caktuar biznesi apo afat përfundimtar
  • Oferta
  • Hapjen e dyqaneve apo bizneseve të reja
  • Si dhe cdo qëllim tjetër që ju e shikoni të arsyeshem për t’ja komunikuar klientëve tuaj
"Eder Sms" ju mundëson dërgimin e mesazheve atëherë kur ju doni që të dërgohen. Elementët që e bëjnë efektiv dhe praktikë "Eder Sms" janë: shpejtësia, besueshmëria, impakti që krijon tek pritësit,dhe kosto e ulët.


Avantazhet e SMS Marketing
  • Mesazhet Sms janë të menjëhershëm. Një reklamë me Mesazh SMS dergohet brënda pak minutash.
  • Mesazhet Sms janë të lira. Kosto e dergimit të mesazheve është shumë e ulet, në krahasim me koston e tyre, po të dergoheshin tek e tek.
  • Sms Marketing është efektiv sepse mesazhi arrin direkt tek konsumatori i cili shfaq interes dhe kureshtje për të lexuar mesazhin tuaj ndryshe nga mënyrat e tjera te komunikimit të reklamave si psh: nga televizioni, gazetat, revistat, radiot ku konsumatori mund të zgjedh të mos i kushtojë rëndësi informacionit. Pra kjo mënyrë e të reklamuarit sjell angazhimin e pritësit për të thithur informacionin dhe për pasojë sjell shfaqje me të lartë interesi ndaj mesazhit të dërguar.
  • Teksti është i shkurtër dhe përmbledh në mënyrë shumë të qartë të thjeshtë dhe të kuptueshme mesazhin tuaj. Mesazhet SMS limitohen deri ne 160 karaktere.
  • Sipas nevojave tuaja ju mund të përcaktoni numrin e pritësve i cili varion nga 50-1000000 Ju mund të përzgjidhni audiencen, sipas interesit tuaj.
  • Me SMS marketing ju gjykoni se çfarë shkon mirë apo keq në biznesin tuaj dhe çfarë duhet ndryshuar. Pra SMS Marketing është gjithashtu dhe një tregues i mbarëvajtjes së biznesit tuaj. Kjo është një teknikë shumë e mirë për të luftuar konkurencën, pasi Mesazhet SMS ju bëjnë lehtësisht të arritshëm dhe të prekshëm.


Si funksionon SMS Marketing
  • Formuloni mesazhin tuaj promocional prej 160 karakteresh
  • Përzgjidhni audiencen që doni ti komunikohet mesazhi
  • Dërgojeni mesazhin me çmim shumë të lirë një numri të madh pritësish
Lexoni per SMS Marketing Lexoni per E-mail MarketingLexoni per SEO Optimizimi i faqes suaj ne google